
Skuadra e “Al Nassr” është duke mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin anësor të Man. Junajtedit, Aleks Telles.
30 vjeçari brazilian ka pranuar të gjitha detajet e kontratës të paraqitura nga klubi saudit dhe tashmë mbeten vetem procedurat e fundit mes dy klubeve.
Aleks Telles do të bashkohet në ekip me Kristiano Ronaldon, pasi më parë kanë luajtur te Man. Junajtedi së bashku.