Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milososki ka denoncuar sot në stacionin policor “Qendër” në Shkup, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, të cilin e akuzon për gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime ndaj tij.
Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, Aziri mbrëmë në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje për dhunë fizike ndaj tij.
Ndërsa ka kërcënuar të gjithë që ai i vlerëson si “antishqiptar”.