LajmeMaqedoni

Një kompani maqedonase futet në listën e zezë amerikane

Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi në “Listën e Zezë” kompaninë maqedonase “Sytrox” nga Shkupi, e cila është pjesë e rrjetit të kompanive që kanë zhvilluar spyware.

Përveç kompanisë së Shkupit, në listën e zezë tregtare amerikane janë futur edhe kompania hungareze e vëzhgimit “Sytrox” dhe kompania greke “Intellexa”, e cila operon edhe në Irlandë me degën e saj. Lajmin e ka publikuar Balkan Inside, përcjell INA.

IRL shkroi se softueri për monitorimin e komunikimeve “Predator” i cili ishte në qendër të një skandali ndërkombëtar spiunazhi ishte zhvilluar ilegalisht në Shkup nga kompania “Sytrox” dhe një rrjet kompleks i kompanive të lidhura me biznesmeni izraelit dhe ish-zyrtari i lartë ushtarak nga Izraeli, Tal Dilian.

“Dokumentet e ish-Drejtorisë së Kundërzbulimit të vitit 2017 tregojnë se autoritetet kishin informacione për atë që po zhvillohej në Shkup, por ata bënë një sy qorr. Softueri u shit në Armeni, Egjipt, Greqi, Indonezi, Madagaskar, Oman, Arabinë Saudite dhe vende të tjera, dhe organizata kanadeze universitare Citizen Lab zbuloi në dhjetor 2021 se softueri superior po përdorej për të gjurmuar në mënyrë të paligjshme qytetarët”, shkroi IRL.

Ndërsa në Maqedoni spyware nuk ishte temë, në Greqinë fqinje, selia e kompanisë së dytë të listës së zezë të SHBA, Intellexa, ishte një temë e madhe.

Prokurorët grekë kanë hapur një hetim në lidhje me pretendimin e një gazetari se telefoni inteligjent i tij ishte infektuar nga softueri i vëzhgimit në një operacion të shërbimit inteligjent të vendit. Sipas deklaratës së gazetarit, në telefonin e tij është futur softueri me qëllim të keq, Predator nga Cytrox. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button