LajmeMaqedoni

Xhaferi në takim lamtumirës me ambasadorin Vucas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqeonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Georg Vucas, i ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe ka shprehur kënaqësi për bashkëpunim me ambasadorin. 

“Fakti se Austria është paraprijës sipas lartësisë së investimeve në vendin tonë dhe kontaktet e shpeshta dhe vizitat e zyrtarëve nga Republika e Austrisë, janë indikator për shkallën e lartë të raporteve”, bëjnë të ditur nga pres shërbimi i Kuvendit.  

Xhafeti, siç theksohet në kumtesë, ka shprehur shpresë se dinamika e marrëdhënieve të shkëlqyera do të vazhdojë edhe me ambasadorin e ri të Austrisë në vendin tonë. 

Show More

Related Articles

Back to top button