LajmeSport

Dy klubet janë dakord, Rijad Mahrez shkon në Arabinë Saudite

Klubi anglez, Man. Siti thuhet se ka rënë dakord për kushtet e transferimin me Al-Ahli për shitjen e Rijad Mahrezit. Legjenda algjeriane ishte cak i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite tash e disa kohë, por vetëm tani thuhet se është pranuar oferta e tyre nga Siti.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mahrez do të transferohet në klubin saudit për një tarifë prej 35 milionë euro, me bonuse të përfshira. Mahrezit iu dha leja nga Man. Siti që të mos udhëtonte me skuadrën për turneun e tyre në Azinë Lindore. Ai është i vetmi lojtar i ekipit të parë që nuk është në turne me skuadrën.

Siti pagoi rreth 68 milionë euro për Mahrez në vitin 2018 dhe ai shënoi 15 gola nga 47 ndeshje në sezonin e kaluar, ku fituan tre trofetë. Sulmuesi anësor algjerian ka një marrëveshje me Man. Sitin deri në vitin 2025 dhe shitja e tij për këtë shifër llogaritet të jetë një pazar i mirë për klubin nga “Etihad”.

Show More

Related Articles

Back to top button