LajmeSport

Real Madridi rrezikon të mashtrohet sërish nga Mbape?!

Real Madrid ka pasur një afat kalimtar transferimesh shumë të forte, pavarësisht se ka humbur lojtarë të rëndësishëm si Karim Benzema dhe Marco Asensio. Megjithëse duket e pamundur në këtë fazë, numri nëntë i ri (Kilian Mbape) me siguri do të vijë pasi Real Madridi si gjithmonë synon suksesin gjithëpërfshirës në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Mbape e refuzoi Real Madridin vitin e kaluar për të nënshkruar një kontratë të re me Paris Sen Zhermenin. Kjo ishte një marrëveshje dyvjeçare, e cila skadon verën e ardhshme dhe francezi së fundmi ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta rinovojë. Duke pasur parasysh që PSZH nuk dëshiron ta lërë Mbappen të largohet falas, një lëvizje mund të pritet këtë verë.

Një raport i kohëve të fundit ka sugjeruar se PSZH mund të jetë në gjendje të bind Mbapen të nënshkruajë një kontratë të re këtë verë, me kushtin që ai të lejohet të largohet në vitin 2024, por për një tarifë transferimi, dhe jo si lojtar i lirë. Real Madridi ka të ngjarë të mos ketë asnjë problem për të paguar një tarifë transferimi për Mbapen, kjo situatë sigurisht që do t’i bënte Perezit të ndjejnë ‘deja vu’. PSZH mund të vendosë shumë lehtë më pas të mos e shesë verën e ardhshme, gjë që do t’i linte “Los Blancos” përsëri duarthatë. Nëse kjo duket si një mundësi, gjëja më e mirë për Real Madridin do të ishte të nënshkruante me Mbapen këtë verë.

Show More

Related Articles

Back to top button