LajmeMaqedoni

Bekteshi: Ulje e tarifave doganore për produktet mjekësore

Ministria e Ekonomisë ka prezantuar dhe miratuar disa masa për të ndihmuar kompanitë e prekura nga pasojat e pandemisë së COVID-19. Këto masa synojnë të lehtësojnë ngarkesën financiare të bizneseve që po përballen me vështirësi ose janë ndalur krejtësisht në aktivitetin e tyre. Masa e parë e miratuar ka të bëjë me heqjen e detyrimeve doganore.

“Ministria e Ekonomisë po punon intensivisht për masat për përballimin e pasojave të korona virusit për të ndihmuar kompanitë që aktualisht janë duke punuar me vështirësi ose nuk po punojnë fare. Në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë u miratuan disa masa në këtë drejtim. Masa e parë është heqja e detyrimeve doganore dhe siç e kemi paralajmëruar më herët, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka marrë vendim për heqjen e tarifës doganore për trembëdhjetë produkte mjekësore që importohen në seksionin e materialeve konsumuese mjekësore.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Qëllimi i kësaj shtese është rikthimi i çmimeve të maskave, dorezave dhe materialeve dhe pajisjeve të tjera mjekësore, të cilat në ditët e fundit janë rritur disa herë për shkak të rritjes së kërkesës nga qytetarët, tha Bekteshi. Ai shtoi se në fushën e doganave do të vendosim masa shtesë që lindin si kërkesë e kompanive nga industria e mishit dhe ajo ushqimore, me qëllim uljen e çmimeve në të njëjtën kohë duke u mundësuar kompanive përkatëse të kenë hapësirë për më shumë eksport të produkteve që janë të nevojshme në vendin tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button