LajmeRajon

Krasniqi takon Hovenierin: Zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se situata aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe veprimet e nevojshme përpara, drejt rikthimit të Kosovës në kursin pa alternativë euro-atlantik, ishin tema të diskutimit.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuajë masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, ka shkruar Krasniqi:

Krasniqi ka thënë se partia që ai udhëheqë vlerëson se “kjo Qeveri e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme”.

“Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, thuhet në njoftim.

Show More

Related Articles

Back to top button