LajmeRajon

Opozita e kërkoi në Kuvend, Rama inspekton rrugët e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi: Në qershor 2024 do të jenë gati

Teksa opozita ka kërkuar prezencën e tij në seancën e sotme në Kuvend për interpelancë në lidhje me aferat e inceneratorëve dhe skandalin e fundit në Bujqësi me KE-në që pezulloi fondet për Shqipërinë, kryeministri, Edi Rama ka shkuar në jug të vendit për të inspektuar akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

I shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Rama ka parë nga afër rrugët e hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve.

Rama tha se në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar.

“Në akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, ende në punë e sipër po të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve. Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar, ndërkohë që po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu në Himarën dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave, e cila do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm”, shkruan kryeministri në Facebook./albeu.com/

Show More

Related Articles

Back to top button