LajmeMaqedoni

Spasovski: Për të gjitha institucionet që veprojnë me të dhëna personale ka rregulla dhe procedura të veçanta

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve për informacionin nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në të cilin theksohet dyshimi dhe rreziku nga keqpërdorimi i të dhënave personale, tha se për të gjitha institucionet të cilat veprojnë me atë lloj të të dhënave ekzistojnë rregulla dhe procedura të veçanta.

Gjatë vizitës së sotme në SPB Manastir, Spasovski theksoi se që të pengohet keqpërdorimi i të dhënave personale duhet të punohet shumë më shumë në ngritjen e vetëdijes publike, por edhe të elementit represiv.

“Ne edhe deri më tani kemi trajtuar raste që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave personale. Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim masiv të të dhënave apo ndonjë tendencë për rritjen e tyre. Gjithashtu, dihet se ekziston një Agjenci e veçantë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe këtu për të gjitha institucionet që merren me të dhënat personale ka rregulla, rregullore, procedura të veçanta mbi bazën e të cilave veprojnë. Pjesa më e madhe e keqpërdorimit me të dhënat personale bëhet përmes portaleve, përmes rrjeteve sociale etj, prandaj duhet bërë shumë më tepër në fushën e ndërgjegjësimit të publikut, por edhe të elementit represiv. Rastet në të cilat jemi duke punuar nëse përfundojnë në gjykatë do të prekin edhe persona të tjerë që keqpërdorin të dhënat personale dhe në anën tjetër duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes publike të qytetarëve, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se të dhënat personale të askujt nuk mund të keqpërdoren”, deklaroi Spasovski.

Show More

Related Articles

Back to top button