LajmeMaqedoni

Bytyqi: 130 mijë punonjës në sektorin publik do të marrin paga më të larta

“Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është sukses i dialogut që e zhvilluam me sindikatat”, tha mbrëmë në një intervistë për TV Sitel, nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.

“Me këtë zgjidhje rreth 130 mijë administratorë do të marrin paga më të larta dhe kjo nuk do të varet më nga vullneti politik i dikujt. I dhamë fund trazirave politike, shantazheve dhe ndikimit ndaj atyre që duhet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve. Në kontratën e përgjithshme kolektive kemi një metodologji me të cilën për herë të parë këtu në rajon do të indeksohen pagat në sektorin publik sipas rritjes së pagës mesatare”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se pagat në të gjithë sektorët janë në rritje të vazhdueshme dhe vetëm në sektorin e arsimit, me rritjen e fundit prej 10 për qind në shtator të këtij viti, në vetëm pesë vjet, do të ketë rritje totale të pagave prej 54 për qind.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button