Personat me diabet sot në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup do të dalin në protestë paralajmëruese për një jetë të sigurt dhe cilësore.
“Pas durimit më të gjatë, konstruktivitetit më të madh, bashkëpunimit më të përkushtuar, pas shumë investimeve në dinjitetin tonë të personave me diabet, kanë përfunduar të gjitha lojërat dhe manipulimet logjike, ligjore, të shpikura e të sajuara. Ka mbaruar koha e gënjeshtrave për 150 mijë qytetarë, për 45 mijë persona me diabet me insulinë. Ministria e Shëndetësisë manipuloi 700 fëmijë dhe të rinj me pompa, komplete pompash, sensorë, glukometra dhe terapi”, theksoi Unioni i këtyre shoqatave.