LajmeSport

Reagimi i Messit në rrjetet sociale pas debutimit dhe golit të parë te Inter Miami

Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale pas debutimit të tij me Inter Miami, ku edhe shënoi një supergol për fitoren e ekipit të tij të ri.

Mëngjesi i sotëm (e shtunë) solli debutimin e Messit me ekipin e Mayor League Soccer, Inter Miami, në një ndeshje të Kupës së Ligës ndaj Cruz Azul.

Ishte pikërisht ylli argjentinas që ia dhuroi fitoren 2-1 ekipit të tij, duke shënuar një supergol nga goditja e lirë në minutat shtesë.

Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 54-të dhe ky debutim nuk kishte si të ishte më i mirë për të dhe tifozët e Inter Miamit.

“Shkojmë!!! Ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Kupë të Ligës me një fitore për ne dhe gjithashtu për të gjithë njerëzit tanë. Vazhdojmë…”, ka shkruar Messi në profilin e tij në Instagram.

Show More

Related Articles

Back to top button