Sot pritet të ketë takim mes liderëve të partive opozitare në bllokun shqiptar dhe Izet Mexhitit, mëson. Temë e takimit mes kreut të Alternativës, Afrim Gashi atij të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pritet të jetë bashkëpunimi opozitar pas paralajmërimit të Mexhitit për formimin e subjektit të ri politik.
Vendi dhe koha e saktë e takimit nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk është njoftuar as për ndonjë konferencë për media.
Takimit të sotëm i ka paraprirë një tjetër bashkëbisedim i kësaj “treshe” në Tetovë, ditë më parë.\tv21\