Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por fillimisht duhet ta kryejmë detyrën shtëpiake, bëri të ditur nënkryetarja e kësaj partie, Sanja Llukarevska në “SummerClick” në TV21.
“LSDM është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por çfarë do të na sillte ajo? Tani duhet ta mbarojmë detyrën shtëpiake dhe më pas të mendojmë për zgjedhje. Ne bëmë çmos, e dhamë dorën”, tha Llukarevska.
Ajo shtoi se edhe në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, LSDM do të dalë fituese.