LajmeSport

Pagë “sheiku” dhe klauzolë favorizuese për Real Madrid

Al Hilal është seriozisht duke tentuar transferimin e Kylian Mbappe. Sipas “RMC Sport”, klubi arab i ka bërë një ofertë të bujshme sulmuesit francez, i cili jo vetëm që do të fitonte 200 milionë euro në sezon, por sauditët do t’i lejonin të shkonte te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Al Hilal ka gati 200 milionë euro për PSG-në dhe 400 milionë euro për Mbappe, pra paga për dy sezone dhe gjithashtu në kontratë thuhet se do të ketë një klauzolë favorizuese për Real Madrid që në vitin 2024, francezi të transferohet në Spanjë.

 Sipas raportimeve, Mbappe dëshiron të shkojë menjëherë te Real Madrid, por “Los Blancos” nuk kanë ndërmend të paguajnë 200 milionë eurot e kërkuara nga klubi francez për kartonin e sulmuesit. Gjithçka për të ardhmen e tij do të bëhet më e qartë nëse deri më 31 korrik, Mbappe nuk do të ketë firmosur për ndonjë klub.

Show More

Related Articles

Back to top button