Skuadrat e Struga Trim Lum dhe FC Shkupi do të zhvillojnë përballjet e reja në Ligën e Konferencës, gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten. Kampioni aktual pas eliminimit në Ligën e Kampionëve do të takohet me Buduçnostin në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa Shkupi do të takohet me Levskin e Sofjes.
Kundërshtarët e mundshëm të Strugës Trim Lum në raundin e tretë janë: Linkoln (Gjibraltari), TNS (Uells), Svift Vesper (Luksemburg), Ballkani (Kosovë ose Larne (Irlanda e Veriut).
Shkupi është në grupin 3 dhe nuk është bartës, ndërsa rivalët e mundshëm janë: Dinamo Kiev (Ukrainë), Mitjiland (Danimarkë) – Progress (Luksemburg), Hapoel Ber Sheeva (Izrael) – Panevezis (Lituani), Ordabasi (Kazakistan) – Legia Varshavë (Poloni).
Shorti për raundin e tretë është caktuar për në orën 14:00.