LajmeRajon

Në punë dhe në fundjavë/ Kosova zgjat orarin e punës për zyrat e administratës

Qytetarët e Prishtinës mund të marrin shërbime administrative edhe pas orës 16:00.

Zgjatja e orarit të punës është bërë për të dhënë sa më shumë shërbime për emigrantët.

“Me qellim që të përmirësohet kualiteti i shërbimeve dhe të eliminojmë tollovitë të cilat mund t’i presim me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë nga diaspora”, tha Muhedin Nushi, drejtor, Komuna e Prishtinës.

Përpos zgjatjes së orarit, po ashtu është shtuar edhe e shtuna si ditë e punës, nga ora 09 e mëngjesit deri në mesditë.

“Të shtunave orari i punës është nga ora 9 deri në 12, dhe është dakorduar me agjencinë e regjistrimit civil dhe e kemi marrë aprovimin nga ta e do të vazhdohet edhe më tutje, jo vetëm deri më 1 shtator”, tha Nushi.

Banorët e kryeqytetit e kanë mirëpritur zgjatjen e orarit në sportelet e gjendjes civile.

“Është shumë punë e mirë, u ka dhënë mundësi edhe njerëzve që punojnë që pas orarit të punës të vijnë e marrin shërbimet e tyre”, tha një qytetar.

Me këto ndryshime që pritet të zgjasin deri më 1 shtator, qytetarët mund të pajisen me certifikatë të lindjes, ekstrakt të lindjes, certifikatë shtetësie, martese e të bashkësisë familjare.

Këtë metodë, për t’ua lehtësuar punën emigrantëve e ka përdorur edhe komuna e Vushtrrisë.

Show More

Related Articles

Back to top button