LajmeMaqedoni

Miratohet botimi i fjalorit arabisht – shqip / Fetai pret në takim drejtorin e Institutit të Sharikas

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë miratuar botimin e fjalorit arabisht-shqip. Ky informacion u bë i ditur gjatë takimit të sotëm mes kreut të BFI-së, Shaqir Fetai dhe një delegacioni nga Emiratet e Bashkauar Arabe, udhëhequr nga drejtori i Institutit për Trashëgimi të Sharikës, Abdulaziz bin Abdurahman El Muslimi. Gjatë takimit kreu i BFI, H. Hfz. Shaqir Fetai tha se me mysafirët kanë diskutuar edhe tema të tjera të interesit të përbashkët dhe thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Drejtori i Institutit për trashëgimi të Sharikës, Abdulaziz bin Abdurahman El Muslimi, theksoi se BFI-në dhe udhëheqësinë e saj kanë bashkëpunim të shkëlqyer, nga i cili priten edhe frytet e para.

“Sot kisha nderin të jem mysafir i Kryetarit të Bashkësise Fetare të Maqedonisë, ku u pritëm në një pritje të ngrohtë vëllazërore. Gjate këtij takimi biseduam për shumë çështje që ndërlidhen me bashkpunimin në mes të BFI dhe Institut të Trashëgimisë së Sharikas, në sferën e botimit dhe përgaditjen e kuadrove adekuate për zhvillimin e arkivistikës në këtë institucion. E falënderojmë Reisin për pritjen dhe do jemi në bashkpunim të mëtejmë”.

Në fund palët mbyllën takimin me këmbim dhuratash mes veti.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk