LajmeMaqedoni

DAP-i do të informojë për Marrëveshjen e re kolektive dhe rritjen e pagave të të punësuarve

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, ndërmjetësuesi i licencuar dhe arbitër në konteste të punës, Ilija Manasiev dhe kryetari i organizatës sindikaliste të DAP-it “Solidariteti”, Vase Nedanovski sot do të informojnë për përfundimin e procesit të pajtimit dhe Marrëveshjes së re kolektive të DAP-it, pas protestave të të punësuarve të cilët kërkonin paga më të larta për 30 për qind. 

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska dje informoi se të premten ishte arritur marrëveshje dhe paralajmëroi se të punësuarit do të kenë rritje të pagave. 

“Të premten ishte nënshkruar marrëveshje kolektive mes organizatës sindikaliste dhe DAP-it dhe ishte marrë mendim pozitiv nga Ministria e Financave”, tha Llukarevska në një intervistë televizive. 

Gjatë periudhës së kaluar të punësuarit në DAP protestuan dhe paralajmëruan grevë të përgjithshme nëse nuk iu përmbushet kërkesa për rritjen e pagave për 30 për qind. Si ndërmjetësues fillimisht ishte emëruar Llazar Jovevski i cili kërkoi përjashtimin sepse nuk ishte në shtet, pas çka në vend të tij ishte emëruar Ilija Manasiev.

Show More

Related Articles

Back to top button