LajmeSport

Shëndrit Deari sërish rikthehet në formën e lartë

Tenisti shqiptarë, Shëndrit Deari sërish është kthyer në formë e tij të vjetër. Pasi që u shpall nënkampion i Maqedonisë, tenisti nga Gostivari, ka filluar me sukses edhe turneun e radhës në Novi Sad të Serbisë.

Në turneun fjuçers, Shëndrit Deari fillimisht mundi serbin Jovanoviç me 2-0 në sete , para se të eliminojë tenistin tjetër serb Driniç me taj brejk 10-4 në setin e tretë.

Sfida vendimtare do të jetë ndaj australianit Zaharia Zak Taliç, për tu inkuadruar në 1/16 e finales së turneut në Novi Sad, me fond shpërblyes prej 15 mijë eurosh.

Gëzon fakti se Shëndri Deari ka tejkaluar lëndimin, për të cilën humbi edhe sfidën finale në kampionatin e Maqedonisë.

Show More

Related Articles

Back to top button