LajmeMaqedoni

Bejta: Ja pse i ndamë rrugët me Mexhitin

Nevzat Bejta nga i ashtuquajturi Grupi i Zjarrit në BDI ka folur për INA se si ndodhi ndarja e rrugëve me Izet Mexhitin dhe a ka tradhëti në këtë mision që e nisën bashkërisht.

“Na nuk kemi bërë tradhëti, sepse ne vazhdojmë aktivitetin tonë në kuadër të strukturës partiake në BDI. Vazhdojmë të insistojmë me kërkesat tona përbrenda dhe jo te dalim dhe ta dëmtojmë BDI-në. Unë , Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi ishim që idenë ta zhvillojmë përbrenda, kurse Izet Mexhiti ishte për të kriju lëvizje dhe për ta braktisë BDI-në”, theksoi për INA, Nevzat Bejta nga BDI.

I pyetur se a do kërkojnë ato kërkesa që i proklamonin siç ishte shkarkimi i ministrave, Bejta nënvizoi se do të vazhdojnë të luftojnë gjitha ato dukuri negative që dëmtojnë BDI-në.

Lidhur me paralajmërimin e frontit opozitar të prirë nga Mexhiti-Kasami dhe Gashi, Bejta theksoi se duhet të ketë opozitë të fuqishme përballë një pozite të fuqishme. “Le të formojnë, është për të mirën e demokracisë, por në fund votuesi vlerëson se kujt i beson dhe i jep mandat”, nënvizoi Bejta.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button