LajmeRajon

Rama mbledh sot Asamblenë/ Pritet analiza e vendoreve dhe ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Socialistët do të mblidhen për të bërë një analizë të votës së 14 majit dhe detyrat që lindin si politikisht dhe në mënyrën e organizimit të PS për zgjedhjet e 2025-ës.

Dhe kur flasim për organizim së pari kryesocialisti do të duhet të vendosë për pasuesin e Taulant Ballës në krye të grupit parlamentar të socialistëve dhe së dyti nëse përgatitjet për garën e ardhshme elektorale do të udhëhiqen nga të njëjtët drejtues politik në të 12 qarqet e vendit apo do të ketë ndryshime në disa prej tyre.

Pas skandaleve të javëve të fundit, nga arrestimet e dy ish kryebashkiakëve të Durrësit dhe Kukësit e deri te kërkimi nga drejtèsia i ish numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, i arratisur për çështjen e njohur si “afera e inceneratorëve” pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës përballë të tijëve dhe votuesve të Partisë Socialiste.

Show More

Related Articles

Back to top button