Komsiioni për Sëmundje Infektive sot njoftoi se numri i rasteve me Covid-19 për një javë është rritur për 65,8 për qind, përcjell TV21. Nga KSI thonë se fatmirësisht nuk ka rritje të të shtrirëve në spital nga kjo sëmundje, ata rekomandojnë që qytetarët të respektojnë masat në fuqi, ndërkaq bëjnë apel që të kenë kujdes
“Sipas këtyre parametrave dhe duke marrë parasysh trendin e rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 në vendet fqinje dhe në botë, kujtojmë detyrimin për të mbajtur maska në ambientet e kujdesit shëndetësor, institucionet për kujdes, farmacitë dhe transportin publik. Gjithashtu, rekomandojmë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm, të mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë publik dhe të zbatojnë masat e përgjithshme mbrojtëse, si: maskë mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe larja më e shpeshtë e duarve”, thonë nga KSI.