Xhiakomo Vrioni ka pasur ditën e tij më të mirë Kupën e Ligës në Amerikë, duke shënuar një tripletë në fitoren që skuadra e tij mori me rezultatin 1-5 ndaj Atletiko San Luiz.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë gjeti golin e parë në minutën e 15-të të takimit, por vetëm 7 minuta më vonë u barazuar rezultati. Megjithatë, një autogol i vendasve e çuan rezultatin në 1-3 në pjesën e parë, teksa ka pasur kohë edhe për golin e dytë personal të Vrionit.
Në të dytën, ka qenë sërish Vrioni ai që në minutën e 60-të ka vulosur fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar edhe golin e pestë dhe të tretin personal. Në renditjen e Kupës, skuadra e Vrionit numëron 4 pikë dhe renditet e dyta, duke siguruar kalimin në turin tjetër.