Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama i shpreh mbështetjen të afërmve dhe miqve të sheikut për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe familjes dhe miqve të tij të prekur nga lëndimi i ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, le të gjejnë forcë, rehati dhe ngushëllim në kujtimet e lëna nga i dashuri i tyre. Dërgimi i mendimeve për mbështetje dhe shërim gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan Rama në Twitter.