Ka mundësi që pas shterjes së debatit mbi votimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese, votimi të prolongohet deri në sigurimin e 80 deputetëve, njoftoi sot kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell TV21. Xhaferi tha se nuk ka asnjë pengesë për këtë veprim dhe se Rregullorja e mundëson prolongimin.
“Parlamenti vendo nëse në seancë janë shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për këtë aspekt nuk mund të prejudikohet mënyra se do të ndodhë votimi në fund të debatit, apo do të jetë i prolonguar akti i veprimit. Janë çështje që varen nga situata konkrete në rrjedh të seancës, nuk është pengesë që të prolongohet afati i votimit, për shkak se Rregullorja parasheh mundësinë e prolongimit”, tha Xhaferi.
Ndryshe, seanca për votimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese është caktuar për më 18 gusht. Debati mund të zgjasë maksimum 10 ditë.