GostivarLajme

Pushimi pranveror i nxënësve / Snopçe: Nuk do të ketë efekt, vetëm do ti defokusojmë nxënësit

Për 4 ditë pushim pranveror në kulmin e festave, nxënësit do të vazhdojnë mësime deri më 17 qershor. Ky pushim i ri në fakt është në periudhën kur festohet dita e punëtorëve dhe festa ortodokse e Pashkëve, ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se ndryshimet në kalendar për të vendosur pushime nga 29 prilli deri më 5 maj, janë bërë pas një analize gjithëpërfshirëse dhe në koordinim me palët e interesuara, sindikatat e shkollave të mesme dhe SASHK-un, dhe është praktikë në të gjitha vendet evropiane. Por një pushim kaq i shkurtër nga detyrat e përditshme të nxënësve nuk do të ketë efekte pozitive, pasi vazhdimi i mësimit deri pas mesit të qershorit kur fillon vapa, do ti defokusoj nxënësit dhe mësimdhënësit, sikurse ndodhi sivjet, thotë Aslian Snopçe – përgjegjëse për arsim pranë komunës së Gostivarit.

“Në fillim dukeshte se është një hap i mirë, mirëpo kur e shohim se ajo vazhdon deri me 18 qershor, kur fillon edhe vapa, e pamë edhe nga tre – katër ditët e këtij viti se nuk ishin efektive që i vazhduam deri me 14 qershor, prandaj nuk mendoj se është ndonjë hap i mirë. Edhe pse ne i emtiojmë shtete e jashtme, mirëpo nuk besoj se do të jenë të frytshme ditët e fundit të qershorit dhe do jetë një pengesë, pasi bien në ditët e festave, i vazhdojmë edhe tetë ditë, kurse këndej kemi katër ditë pushim pasi atëherë bien festat”, deklaroi Aslian Snopçe – përgjegjëse për arsim pranë komunës së Gostivarit.

Kalendari i ri i pushimeve sipas MASH – it është në përputhje me ligjin, i cili parashikon minimalisht 180 ditë mësimore. Ndryshe, MASH vendosi që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator dhe të përfundojë më 17 qershor. Pushimi dimëror mbetet në të njëjtën periudhë si deri më tani, nga 29 dhjetori, ndërsa gjysëmvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar.

Show More

Related Articles

Back to top button