GostivarLajme

Shkolla verore në Gostivar shkon drejt përfundimit / Sivjet është ndjekur nga 500 fëmijë

Me dhjetëra fëmijë nga Gostivari të ndarë në grupe, zhvillonin lojë hendbolli në palsetrën sportive të qytetit. Ata nuk janë pjesë e ndonjë klubi, por i ka bërë bashkë në këtë sport shkolla verore, e cila organizohet në qytetin e Gostivarit. Pas mbarimit të ndeshjes, fëmijët duke ndarë përvojën e kaluar bashkë gati një muaj, thonë se kanë krijuar miqësi të reja dhe vitin e ardhshëm sërish do bëhen pjesë e shkollës verore e cila vjen nën patronatin e Komunës së Gostivarit.

Ata trajohen nga trajner profesionistë siç është Fari Selmani, trajner i klubit hendbollistik “Jehona” nga Gostivari. Ai thotë se një pjesë e këtyre fëmijëve pas mbarimit të shkollës verore do të regjistrohen në klubin që ai drejton dhe do merren profesionalisht me sportin e hendbollit.

“Ky projekt është një ndër më të mirët për këtë vit, dhe veç sa e patë me fillestarët për shkurt kohë mësuam të lëvizin topin, t’i mbajnë pozicionet, të ndjejnë emicionin e golit dhe duket se po vazhduam edhe gjysëm ore, fëmijët edhe gjysëm ore tjetër do kishin vazhduar. Kemi pasur 40-50 fëmijë dhe disa prej atyre siç thonë prindërit e tyre, do të vazhdojnë te shkolla jonë. Besoj se do të korrim sukses si viteve tjera dhe falendroj komunën që na përkrahë dhe uroj vitin tjetër të jemi edhe më të sukeseshëm”, deklaroi Fari Selmani, trajner i klubit hendbollistik “Jehona” nga Gostivari.

Aktivitetet i ka ndjekur nga afër Aslian Snopçe – përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit. Ajo tha se sivjet në shkollën verore janë regjistruar 500 fëmijë nga shkollat fillore të Gostivarit. Pasi ka inetersim të madh, Snopçe premton që ky aktivitet të vazhdojë edhe vitin tjetër.

“Është viti i dytë i shkollës verore ku kishte inetersim të madh, gjithsejt janë 500 fëmijë që kanë qenë të regjistruar dhe i kanë ndjek këto aktivitete. Sot jemi në aktiviteti e hendbollit ku pamë se fëmijët kënaqen dhe mjafton që ato socializohen, shoqërohen pasi janë fëmijë nga nacionalitete të ndryshme dhe mësojnë gjuhë të ndryshme, komunikojnë, krijojnë shoqëri të reja dhe ky mendoj se është ndër projektet më të bukura që ndonjëher ka realizuar komuna e Gostivarit. Shpresojmë se do të vazhdojmë edhe vitet e ardhshme pasi ka inetersim të madh dhe normalisht qëllimi është që fëmijët sa më shumë t’i largojmë nga rrjetet sociale”, deklaroi Aslian Snopçe – përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, autoritete lokale paralajmërojnë se shkolla verore do të mbyllet nga mesi i javës së ardhshme me një ceremoni madhështore.

Show More

Related Articles

Back to top button