LajmeSport

Xherdan Shaqiri shënon gol në fitoren e Çikagos ndaj Minesota-s

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e Çikago Fajr ndaj Minesota Junajted, në kuadër të Kupës së Ligës. Shaqiri realizoi golin e barazimit në minutën e 69, pasi ishte i saktë nga penaltia. Kjo pasi skuadra vendase kishte kaluar në epërsi shtatë minuta më herët me anë të Hlognvane.

I njëjti lojtar realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 73’. Por ishte Soukuet, i cili e barazoi rezultatin për mysafirët për herë të dytë në ndeshje.

Për golin e fitores u përkujdes Kamara me një gol të bukur në minutën e 83’, për rezultatin final 3-2.

Show More

Related Articles

Back to top button