LajmeMaqedoni

Zejdi me pozitën apo me opozitën? Xhaferi thotë se ai është pjesë e shumicës parlamentare

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në brifing me gazetarët u pyet nëse tashmë ish deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi i takon shumicës ose opozitës. Xhaferi tha se pasi në deklaratën e parashtruar deklarohet si deputet i pavarur, siç tha, “me difolt bie se ai i takon shumicës”.

“Ai u deklarua se del nga paria dhe nga dita kur i ka shkruar letër, ai u deklarua si deputet i pavarur në kuptimin se më nuk respekton vendime partiake nga Alternativa. Fakti që nuk deklarohet lidhur me shumicën ose opozitën, do të thotë ka mbetur zyrtarisht në shumicë, sepse nuk është deklaruar për atë status. Ai vetëm është distancuar”, tha Xhaferi.

Show More

Related Articles

Back to top button