Agjencia italiane e lajmeve ANSA ka konfirmuar sot se Federata Italiane e Futbollit dhe ajo Turke, i kanë dërguar një letër zyrtare në UEFA, ku hedhin kandidaturën e përbashkët për të organizuar Europianin e vitit 2032.
Italia dhe Turqia ishte kandidatet e vetme në garë për të organizuar këtë event, por së fundi dy Federatat kanë rënë dakord për të organizuar së bashku atë. Kështu, duke mos patur asnjë kandidaturë tjetër, pritet që UEFA të konfirmojnë zhvillimin e Europianit 2032 në këto dy shtete.
Vendimi për të dalë me një kandidaturë të përbashkët erdhi pas një takimi që është zhvilluar në Romë mes presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe atij Turk, Mehmet Buyukeksi.
UEFA do të marrë vendimin për shtetin apo kandidaturën fituese më 10 tetor të këtij viti, gjatë një mbledhje të komitetit ekzekutiv, në Nyon (Zvicër). Europiani i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani, por ende nuk dihet vendi organizator i Euro 2028.