LajmeMaqedoni

Gjykata e Strugës nuk ka presion nga Ramiz Merko, thonë hetuesit nga Këshilli Gjyqësor

Milazim Mustafa, kryetar i Grupit Punues të Këshillit Gjyqësor për inspektimin në Gjykatën Themelore të Strugës thotë se nga bisedat e bëra, gjykatësit në Strugë kanë deklaruar se nuk kanë asnjëlloj presioni nga Ramiz Merko apo dikush tjetër. Ky inspektim i Këshillit Gjyqësorë erdhi pasi Merko u fut në listën e zezë amerikane, ndërsa një ndër arsyet ishte edhe ndikimi i tij në gjyqësor.

“Pas inspektimit janë thirrur të gjithë gjyqtarët dhe është biseduar me ta për punën e gjykatës dhe presionet e mundshme dhe të gjithë janë njëzëri se nuk kanë presione të jashtme dhe se punojnë sipas ligjit dhe të rregullave tjera pozitive”, tha Mustafa.

Show More

Related Articles

Back to top button