LajmeRajon

Gazetari serb: Serbia është “gjeneratore” e së keqes në Evropë

Gazetari dhe profesori serbo-boshnjak, Dinko Gruhonjiç, në një intervistë për gazetën opozitare serbe “Danas”, ka thënë se Serbia s’ka politikë të jashtme, ashtu siç s’ka politikë të brendshme, ndërsa në mungesë të këtyre dyjave, shteti serb orientohet nga politika e glorifikimit të krimeve dhe kriminelëve të botës serbo-ruse.

Gruhonjiç, njëherë kryeredaktor i Qendrës Kërkimore dhe Analitike të Vojvodinës (VOICE), teksa ka komentuar gjuhën militariste të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ushtria serbe ka përjetuar katër disfata në më pak se tetë vjet: në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe në luftën me NATO-n.

“Pajisjet ushtarake të Serbisë të viteve 1990 dhe pajisjet ushtarake të ushtrisë së sotme nga e cila po ikin njerëzit, morali i së cilës është në nivelin e ushtrisë së Mbretërisë së Jugosllavisë, ushtrisë së një shteti të korruptuar, mafioz e të grabitur, nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë”, ka thënë Gruhonjiç.

Show More

Related Articles

Back to top button