LajmeRajon

Kurti: Unë kurrë nuk kam dhënë premtime për vizat, siç kanë bërë qeveritë e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave nuk varet nga Qeveria e tij, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se edhe para se të vinte në pushtet, asnjëherë nuk ka përmendur datë për vizat, siç kanë bërë qeveritë e kaluara.

Kurti ka përsëritur se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, dyfishin e kritereve në krahasim me kriteret që kanë pasur vendet e rajonit.

Kurti tha se mund të ketë skepticizëm për këtë proces të siç tha ai “ndonjë Ministri të Brendshëm të ndonjë vendi anëtar”, me të cilin Kurti tha se po merren.

“Unë jam kryeministër që nuk kam bërë asnjëherë premtim me afate për heqjen e vizave. Kemi pasur shembuj në të kaluarën kur jepeshin afate, mua nuk më keni dëgjuar duke thënë kështu sepse e di që ajo punë nuk varet prej nesh.

“Ne kemi pasur më shumë se dyfishin e kritereve në krahasim me vendet fqinje. Ajo çka mund të thuhet në të kaluarën është se imazhi i Kosovës nuk ka qenë i mirë. Askush nuk mund të thotë që imazhin tani se kemi të mirë. Ka skepticizma të ndonjë ministri të brendshëm të ndonjë vendi anëtar me të cilin po merremi”, u shpreh Kurti në Kuvend.

Sipas kryeministrit, Kosova është dhe vazhdon të vlerësohet si kontribuuese në sigurinë kombëtare.

“Në aspektin ndërkombëtar i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat si kontribues në sigurinë globale. Kosova lavdërohet dhe vlerësohet si kontribuuese në sigurinë kombëtare. Ajo çfarë bëjë unë është e rrisim buxhetin për 50 përqind. Mirëpo se kur do të na pranojnë, ku e si, nuk varet prej meje”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.  /Reporteri.net

Show More

Related Articles

Back to top button