Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot nënshkroi dekret për caktimin e zgjedhjeve për këshilltarë komunalë dhe kryetarë komunash më 29 tetor 2023.
“Radev e caktoi datën pas një takim pune me përfaqësuesit e kryesisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Biseda u fokusua në specifikat e votimit dhe punën e ardhshme për organizimin e procesit zgjedhor. KQZ-ja e njoftoi presidentin për karakteristikat teknike dhe logjistike që Komisioni duhet t’i respektojë për zgjedhjet lokale dhe gatishmërinë për mbajtjen e tyre”, njoftuan nga Kabineti i Radevit.