LajmeSport

Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’, Kosova rrëmben dy medalje ari dhe një bronzi

Sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë. Përfaqësuesja dardane arriti të rrëmbejë 3 medalje, dy ari dhe 1 bronzi. Sportistët e Kosovës tregojnë edhe njëherë se xhudo është pika e tyre e fortë, disiplinë në të cilët ia dolën të fitonin një medalje ari dhe një bronzi. E arta shkoi për 26-vjeçaren, Distria Krasniqi, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi arriti të fitojë ndaj xhudistes nga Qipro, Sofia Asvesta.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, xhudistja tjetër Flaka Loxha arriti të marrë medaljen e bronztë pas fitores ndaj turkes, Hasret Bozkurt. Një sukses mëse i merituar prej saj, me 23-vjeçaren që dominoi totalisht në parket.

Kosova tregoi muskujt edhe në ringun e boksit, teksa siguroi një medalje ari. Shpëtim Bajoku doli triumfator nga përballja deri në peshën 63 kilogramë me rivalin e tij egjiptianin, Essam Amen.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button