LajmeMaqedoni

Kryetari Taravari priti në takim tenistin gostivaras, Shëndrit Deari

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, priti sot në takim tenistin e njohur gostivaras Shëndrit Dehari i cili u rikthye në formën e mëparshme pas një lëndimi e pauze një vjeçare.

-” Kisha kënaqësi të prisja sot në takim tenistin gostivaras, Shëndrit Deari, i cili sërish është kthyer në formën e tij të vjetër pas një lëndimi.

Jemi krenarë me këtë sportist nga qyteti ynë i cili pas rikthimit para dy javësh, u shpall nënkampion i Maqedonisë së Veriut.

Diti, po ashtu ka luajtur për reprezentacionin e RMV-së nëntë vite dhe ka qenë reprezentues i shtetit në Lojrat Meditarane. Ai ka arritur pikë edhe në ATP. Deari vazhdon suksesshëm turnetë nëpër Evropë dhe ne i urojmë suksese tjera në të ardhmen.

Për këto të arritura, kisha nderin t’i dhuroj edhe pllaketën me simbolin e qytetit tonë, të cilin ai e prezanton më së miri gjithandej botës.” ka shkruar Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button