GostivarLajme

Zëvendëskryeministrja e RMV-së e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, u prit në takim nga Arben Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari priti sot në takim në kabinetin e tij Zëvendëskryeministren e RMV-së e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, znj. Sllavica Gërkovska.

Transparenca është mjeti më i madh për të luftuar korrupsionin. Në këtë drejtim folëm sot me znj. Sllavica Gërkovska, Zëvendëskryeministre e RMV-së e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, të cilën e prita në kabinetin tim.

Ky takim erdhi me rastin e nisjes së fushatës “Varet nga unë dhe ti” që ka nisur nga znj. Gërkovska, e cila ka për qëllim që secili prej nesh të jetë i përgjegjshëm në pjesën e pozicionit që kemi.

Fokusi i kësaj fushate është te shkollat dhe të rinjtë, sepse synimi është që ata të marrin zë në shoqëri dhe të japin kontributin e tyre në ndryshimet që duhet të ndodhin pashmangshmërisht. Rinia duhet të jetë ajo që do të sjellë prosperitetin, që do të ndikojë në ndryshimet pozitive. Ata kanë mundësi të krijojnë një shoqëri moderne, demokratike, të sjellin ndryshime pozitive.

I premtova znj. Gërkovska se do ta ketë të hapur derën e bashkëpunimit me qytetin e Gostivarit dhe të gjitha shkollat tona për realizim të këtij projekti qëllimmirë, ka shkruar Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button