LajmeRajon

Një shtetase argjentinase u vra në Fushë-Kosovë, i dyshuar zvicerani

Një shtetase argjentinase dyshohet se është vrarë në Fushë-Kosovë në orët e para të së mërkurës. 

Siç ka njoftuar Policia, viktima ishte duke qëndruar së bashku me një shtetas zviceran, i cili edhe dyshohet për vrasjen e saj. Shtetasja argjentinase kishte rënë nga lartësia e një objekti. 

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.

Show More

Related Articles

Back to top button