LajmeRajon

Escobar: Ata që mbështesin BE-në dhe NATO-n mund t’i bashkohen qeverisë së re malazeze

“Mali i Zi ka një mundësi unike për të përshpejtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Kështu u shpreh i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan RTCG.

I pyetur për të komentuar fillimin e konsultimeve për krijimin e qeverisë së re, ai tha se SHBA-të janë të lumtur me përparimin demokratik të shtetit malazez, i cili përfshin tranzicionin e fundit të qetë të pushtetit presidencial dhe zgjedhjet parlamentare.

“Mali i Zi tani ka një mundësi unike për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së”, theksoi ai.

Siç tha ai, zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare theksuan dëshirën e madhe të qytetarëve të Malit të Zi për integrime evropiane, vlerat euroatlantike, si dhe mbështetjen e tyre për NATO-n.

Escobar pohoi gjithashtu se SHBA-të po presin me padurim formimin e shpejtë të një qeverie të re.

“Anëtarët e të cilëve mbështesin pranimin e Malit të Zi në BE, mbështetjen unike të NATO-s për Ukrainën, natyrën civile të shtetit, respektimin e të drejtave të njeriut, përmirësimin e kushteve për punën e një shoqërie civile dinamike dhe që përpiqen të përmirësojnë reformat për t’i arritur ato synime”, ka specifikuar zyrtari amerikan.

Show More

Related Articles

Back to top button