LajmeMaqedoni

Mjekët kërkojnë rritje të rrogave, në të kundërtën paralajmërojnë protesta dhe largim nga shëndetësia publike

Mjekët përsëri dolën me kërkesë për rritje të rrogave. Në të kundërtën paralajmërojnë protesta dhe se do të largohen nga shëndetësia publike. Këtë e paralajmëronte edhe Sindikata e Qendrës klinike së cilës i bashkëngjitet edhe bordi i mjekëve. U lëshuan kërkesat që të premten personalisht deri te ministri i shëndetësisë, Fondi, Drejtori financiar i Fondit, Mile Sugarev dhe LSM, dhe presim përgjigje pozitive tha Predrag Serafimovski nga Sindikata.

“Ne kërkojmë që me rrogën e gushtit të bëhet harmonizimi me rrogën minimale. Nëse nuk zgjidhet kjo para rritjes së paralajmëruar për në shtator, ne do të fillojmë t’i shfrytëzojmë të gjitha akte ligjore dhe rregulla, ndërsa kjo do të thotë se mund të ketë padi individuale dhe kolektive ndaj Fondit dhe Ministrisë së shëndetësisë ndërsa në konsultim me anëtarët, mund të fillojnë edhe protestat”, pohoi

Predrag Serafimovski, sindikata.

Siç u siguruan para për gjykatësit dhe funksionarët ashtu të sigurohen edhe për mjekët, thotë mjeku Niko Beqarovski. Nëse nuk plotësohen kërkesat e mjekëve, ata do të kalojnë në shëndetësinë private ndërsa mjekët e rinj do të largohen nga shteti.

“Nëse u gjetën para për gjykatësit, për funksionarët, gjithsesi se duhet të gjenden  para edhe për shëndetësinë. Siç jemi nisur në këtë rrugë më besoni se nëse edhe kësaj here na mashtrojnë, atëherë, në fund të tregimit të gjithë ata që kanë ndërtuar ndonjë emër në vendin tonë do të kalojmë në sektorin privat, të gjithë kemi oferta, çdo moment mund të transferohemi ndërsa kolegët e rinj do të largohen nga vendi”, deklaroi Niko Beqarovski, mjek.

Përveç rritjes së pagave kërkohet edhe bashkimi i të gjithë klinikave në një subjekt juridik me çka, siç thonë, do të kursehen shuma enorme nga pagesa e drejtorëve organizativ dhe bordeve të panevojshme udhëheqëse edhe atë mbi një milion euro. Nga sindikata kërkojnë edhe rregullimin e specializimeve si dhe statusin e të gjithë të punësuarve me marrëveshje në vepër më gjatë se 6 muaj.

Show More

Related Articles

Back to top button