LajmeSport

Frenk Kesi parapëlqen Arabinë Saudite para Juventusit

Frenk Kesi ka pranuar ofertën e bërë nga “Al Hilal”. Lajmi konfirmohet nga Fabrizio Romano. Propozimi në tryezë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë është një marrëveshje trevjeçare me një rritje të page.

“Al Hilal” i ka dërguar zyrtarisht një ofertë Barcelonës e cila tashmë gjendet në zyrat e klubit dhe çmimi është 15 milionë euro. Mbetet vetëm që të dyja palët të finalizojnë marrëveshjen dhe Kesi do të niset për në Arabinë Saudite.

Kesi luajti vetëm 45 minuta për Barcelonën në sfidat parasezonale dhe kjo ishte një tregues i qartë se klubi tashmë kishte vendosur ta largonte atë. Megjithatë, ka shumë tifozë të Barçës që besojnë fuqimisht se klubi po shet një mesfushor të mirë për një çmim të lirë.

Show More

Related Articles

Back to top button