GostivarLajme

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, mori pjesë në shënimin e 110 vjetorit të rënies heroike të Sulltanë Qafës

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari me nderime sot mori pjesë në shënimin e 110 vjetorit të rënies heroike të Sulltanë Qafës, e organizuar nga Shoqata Humanitare e fshatit Qafë, nga ku fillimisht kanë vendosur lule të freskëta në vendprehjen e saj dhe më pas kanë vazhduar homazhet në shtatoren e saj.

Ngjarje kjo e cila është përcjellë me program të pasur artistik me këngë e valle nga artistë vendas. Ky përvjetor shënoi edhe vendosjen e gurthemelit të Shtëpisë muze të Sulltanë Qafës.

Kush ishte Sulltane Qafa

Sulltane Qafa shquhet për figurën e saj heroike e cila në luftë kundër forcave masakruese bullgare në Iliridë, në Malësinë e Gostivarit, në kohën e luftërave Ballkanike, në vitin 1913, ra trimërisht në mbrojtje të nderit dhe të familjes.

Sulltana një vajzë 16 apo 17 vjeçare ndodhej në katua, ku atë ditë do të qethnin dhentë. Kur pa që po torturonin dhe po vrisnin nënën, babanë dhe gjithë njerëzit e dashur, zemra e saj prej vogëlusheje u kthye në zemër heroi. Rrëmbeu një gërshërë për qethje dhensh, e fshehu në gji dhe shkoi drejt vrasësve. Askujt prej barbarëve nuk i shkoi ndërmend se një vajzë aq e brishtë do të bënte atë që bëri. Ata e shikonin si një pre që do të kënaqte epshet e tyre çnjerëzore. Sulltana e vogël shkon drejt kapos së tyre, nxjerr gërshërën dhe ia ngul në zemër.
Vandalët serbë u tmerruan nga guximi i pangjarë i kësaj vajze shqiptare. Dhe dikush prej tyre e qëlloi me pushkë dhe e vrau… Pastaj, ata masakruan dhe vranë gjithë banorët e fshatit.

Show More

Related Articles

Back to top button