LajmeMaqedoni

Merko dy herë ka emëruar drejtoreshë të shkollës pa arsim të lartë, KSHPK kërkon ndjekje penale

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme njoftoi se do të dorëzojë iniciativë në Prokurorinë Themelore Publike Strugë për ndjekje penale të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksuan anëtarët e KSHPK-së, Merko në dy raste në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtrues detyre drejtoreshën në një shkolle fillore në Strugë e cila nuk ka pasur arsim të lartë dhe as përvojën e nevojshme të punës.

Nga atje propozojnë që penalisht të ndiqet edhe u.d. drejtoresha dhe disa punonjësve të tjerë, të cilët e ndihmuan atë të falsifikonte dokumentet që i nevojiteshin për zgjedhjen e postit të drejtorit.

Drejtoresha kishte katër vjet e tetë muaj përvojë pune, e cila nuk mjafton për t’u emëruar drejtor.

Show More

Related Articles

Back to top button