Dorëheqjet e BDI-së vijnë si pasojë e situatës emergjente lidhur me ndryshimet kushtetuese. Në këtë situatë secili duhet të sakrifikojë për të mirën e shtetit, tha ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Edhe pse kërkesën e VMRO-DPMNE-së për tu tërhequr nga pushteti, e sheh si shoviniste, megjithatë thotë se BDI është e gatshme edhe të shkojë në opozitë, por edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese.