LajmeMaqedoni

Lokalizohen dhe shuhen zjarret në Likovë dhe Shtip

“Zjarrfikësit e Shtipit mbrëmë diku pas orës dy të mëngjesit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në rrugën Shtip – Radovish. Për momentin nuk ka djegie, por për shkak të rrezikut nga rishfaqja dhe përhapja e zjarrit, ekipet janë në terren”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Kurse zjarrfikësit e Kumanovës me përkrahjen e popullatës lokale rreth mesnatës e kanë lokalizuar zjarrin në Likovë, gjegjësisht mbi fshatin Sllupçan. Për momentin nuk ka djegie, por edhe këtu për shkak të rrezikut të rishfaqjes dhe përhapjes së zjarrit, zjarrfikësit ndodhen në terren.

Show More

Related Articles

Back to top button