LajmeSport

Struga mëson kundërshtarin e mundshëm në play off-in e Ligës së Konferencës

Në Nion, në orën 14:00 do të hidhet shorti për “play-off”-in në Ligën e Konferencave. Në këtë fazë mund të gjendet edhe Struga Trim Lum, me kusht që të kalojë Esperanzhin e Luksemburgut, në raundin e tretë kualifikues në Ligës së Konferencs, pas ndeshjeve që do të luhen më 10 dhe 17 gusht.

Kështu, pak pas orës 14:00, kampioni i Maqedonisë, do të zbulojë rivalin e mundshëm në “play-off” në Ligën e Konferencave, ndeshje që do të luhen më 24 dhe 31 gusht.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm UEFA ka shkurtuar listën e rivalëve të mundshëm para shortit për “play-off”, kështu që Struga Trim Lum është në grupin e dytë në “rrugën e kampionatit” dhe mund të bjerë me humbësit e këtyre ndeshjeve: Zrinski (BIH) – Breidablik (ISL), Karabakh (AZE) – Helsinki (FIN) dhe Astana (KAZ) – Ludogorets (BUG).

Show More

Related Articles

Back to top button