LajmeMaqedoni

MPB informon: 536 sanksione për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.08.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 536 drejtues mjetesh. Prej tyre 36 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 15 mjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 262 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 274 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Show More

Related Articles

Back to top button