LajmeRajon

Musliu si lë trillimet: Personi që më kanosi deklaroi se ishte ndikuar nga propaganda e Vetëvendosjes

Musliu në një postim në Facebook ka thënë se personi që e kishte kanosur atë kishte pranuar se “kishte rënë nën ndikimin e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”, transmeton Telegrafi.

“Sot Gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg personin që më kanosi në dhjetor të vitit të kaluar, pas një debati të ashpër që kisha me kryeministrin Kurti në seancë plenare.Ky person që më kanosi nga Zvicra, të premten në seancë tha se “nuk voton në Kosovë prej 20 vitesh” dhe pranimin e fajësisë e bëri krejt formalisht e në mënyrë të pasinqertë. Por, në një pikë ai ishte shumë i sinqertë. Deklaroi se “kishte rënë nën ndikimin e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”. Ky është një shembull konkret se gjuha me të cilën partia – shtet i ushqen militantët e saj, është gjuhë e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit. Dhe si e tillë jo vetëm e papranueshme por edhe e dënueshme”, thotë Musliu.

Show More

Related Articles

Back to top button